Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga qelia ditëlindjen e djalit të tij, Kajan. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj shpreh keqardhjen që nuk e përqafon dot të birin në këtë ditë të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot!”– shkruan ish-kryebashkiaku.

Erion Veliaj është shkarkuar zyrtarisht nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të marrë më 23 shtator, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Asamblenë e Partisë Socialiste shpalli kandidaturën e Ogerta Manastirliut për kryetar bashkie.

Veliaj qëndron në qeli që prej 10 shkurtit, kur dhe u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK. Ai është nën akuzë për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.