Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ish-presidenti ka mbërritur në Skrapar, ku edhe do të zhvillohet ceremonia mortore.
Kjo është hera e parë që Meta lë qelinë që nga arrestimi i tij, teksa siç duket nga pamjet e siguruara nga Hoxha, Meta është i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.
Meta është lënë të dalë pa pranga në duar, teksa masat e sigurisë nuk duket të jenë tejet të rrepta, nisur edhe nga rreziku i ulët që paraqitet në këtë.
