Në Shkup u mbajtën protestat për gjuhën shqipe, ku mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova u bënë bashkë.

Në një lidhje direkte nga Shkupi, gazetari Arion Sulo tha për “Top Story” se qeveria maqedonase po bën çmos për ta zhbërë gjuhën shqipe në territorin e RMV-së.

“Ne jemi mësuar me historinë si një popull që na kanë hyrë shumë në hak fuqitë e mëdha. Sot po mohohet ekzistenca e shqipes, në një nga territoret më shqiptare të Ballkanit. Kjo, për mendimin tim, sa më vonë ta bëjë zgjidhjen qeveria maqedonase, aq më shumë shqiptarë do mblidhen. Nuk e kuptoj se përse nuk e shohin koston dhe bëjnë një provokim në politikë. Vetëm përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë maqedonase, kanë bërë një takim ku nuk kanë bërë asgjë., ndërkohë ministri i Drejtësisë ka bërë një provokim tjetër, duke thënë se është një detaj i mbyllur.

Studentët shqiptarë nuk kërkojnë të heqin gjuhën maqedonase. Ata duan që ta japin provimin shqip, sepse shqip studiojnë. Thelbi është provokimi i tij. Ka pasur mbështetje nga Shqipëria, jo atë që mendoja.

Në 2026-ën, t5ë luftojnë akoma shqiptarët për gjuhën shqipe, është e tepërt. Veprimin e qeverisë maqedonase e shoh si rrezik eminent për gjuhën shqipe. Ata kërkojnë që ta zhbëjnë”, tha ndër të tjera Sulo.