Një fotografi e efektivit të policisë Enea Mekolli është vendosur në shkallët e Kryeministrisë gjatë protestës së qytetarëve në Tiranë, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve.
Fotoja ishte shoqëruar me dy lule dhe një mesazh ku shkruhej: “Sot protestoj për Enean, që u vra nga shteti”.
Vendosja e fotografisë u bë pak orë pasi Mekolli humbi jetën gjatë një operacioni policor në Maliq për kapjen e një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Gjesti u interpretua nga protestuesit si një formë homazhi dhe reagimi ndaj ngjarjes tragjike që i mori jetën efektivit të Policisë së Shtetit.
