Sot pritet të përfundojë aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, i cili ka vijuar për rreth një javë.
Deri tani janë shembur afërsisht 70 objekte të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, ndërsa kanë mbetur vetëm dy ndërtesa, pronarëve të të cilave u është dhënë afat deri në orën 18:00 për t’i çmontuar vullnetarisht.
Pas përfundimit të këtij operacioni, strukturat shtetërore do të tërhiqen nga territori i parkut kombëtar, duke e mbyllur kështu fazën e ndërhyrjeve në këtë zonë të mbrojtur.
