Kjo e shtunë shënon protestën e 70-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa qytetarët vijojnë aksionin e tyre kundër qeverisë.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt Kryeministrisë, duke mbajtur flamuj dhe pankarta në duar.
Gjatë protestës janë mbajtur fjalime dhe janë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe për largimin e të gjithë klasës politike.
Tubimi vijon me fjalime dhe protesta simbolike, ndërsa në përfundim pritet që qytetarët të marshojnë nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Protesta e sotme shënon një tjetër ditë të mobilizimit qytetar përpara godinës së Kryeministrisë.
