Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave. Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhet metalike që rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit, në përpjekje për të shmangur çdo incident nëse qytetarët zhvillojnë protestë si në seancat e mëparshme.