Banorët e Rrjollit po protestojnë ditën e sotme para Parlamentit të Shqipërisë, me pretendimin se po u grabitet prona për ndërtimin e një resorti, teksa brenda sallës po zhvillohet seanca plenare.
Prej kohësh banorët e Rrjollit janë ngritur kundër ndërtimi të resortit që po ndërtohet në tokat e tyre, me pretendimin se po u merret prona padrejtësisht, për llogari të kompanisë së ndërtimit.
“Sot te prona ime, nesër te prona jote”; “Rrjoll, zëri i qytetarëve kërkon drejtësi”; “Stop grabitjes së pronës private”; “Politikanë, zbatoni nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës”, thuhet në pankartat e tyre.




