Henri Haxhiraj është efektivi i Gardës së Republikës, i cili paraditen e sotme tentoi të vetëvritej me armën e shërbimit.

37-vjeçari qëlloi veten teksa ndodhej në banesën e tij, së bashku me familjarët, të cilët njoftuar policinë. Ai është dërguar në spitali ne Traumës, ku i është nënshtruar një operacioni.

“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës. 37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,- njoftoi Policia e Tiranës më herët.

Teksa ende nuk dihen shkaqet se përse efektivi e ndërmori këtë akt, ajo që dihet është e shkuara e tij, e mbi të gjitha, para se t’i bashkohej Gardës së Republikës. Ai është emër i njohur pasi është vëllai i këngëtars Sheila Haxhiraj, por nga ana tjetër, edhe si person me precedentë penal.

Më shumë se dy vite më parë, më 13 janar të 2022, Haxhiraj është arrestuar si pjesë e një rrjeti që shërbente për prodhimin e dokumenteve të të falsifikuara. Në atë kohë, ai u arrestua së bashku me persona të tjerë pasi akuzoheshin se kishin përfituar shuma të ndryshme monetare që varionin nga 500-300.000 euro nga shtetas të huaj të cilët binin pre e mashtrimit të këtij grupi.

Gjithçka do zbulohej pas një operacioni të policisë, ku u bastis laboratori, në të cilin ky grup kriminal falsifikonte dokumentet. Aktiviteti i këtij grupi ishte i shpërndarë në disa qytete të vendit, si Lezhë, Elbasan apo Durrës.