Partia Demokratike ka paralajmëruar protest ditën e sotme para godinës së Kuvendit.

Në gatishmëri janë vendosur 1500 efektivë policie.

Protesta do të mbahet njëkohësisht me seancën plenare kur pritet të votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit.