Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin, do t’i drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve.
Janë 33 qendra votimi në të gjithë Universitetin e Tiranës, të cilët janë hapur në orën 8:00 dhe pritet të mbyllen në orën 16:00.
Procesi i votimit dhe i numërimit do të monitorohet nga 170 vëzhgues mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Komisioni, ka kërkuar bashkëpunimin e policisë së Tiranës për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit.
20 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)