Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar të Dhomës së Avokatisë Tiranë. Në garë janë 8 kandidatë, mes tyre edhe emra të njohur të botës së avokatisë, të cilët synojnë drejtimin e DHAT për një mandat 4-vjeçar.

Nw garw janw Lulzim Alushaj, Sajmir Visha, Klodian Skënderaj dhe Edmond Petraj dhe Gentjana Qendro, Malvina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.

Votimi pwr kryetar të Dhomës së Avokatisë Tiranë nis nga ora 09:00 deri në 18:00, në ambientet e Piramida e Tiranës.

Dhoma e Avokatisë Tiranë prej vitit 2001 është drejtuar nga avokati Fatmir Brakaj, ndërsa tashmë pritet zgjedhja e pasuesit të tij. Në degën e Tiranës janë të regjistruar rreth 1910 avokatë, të cilët do të kenë të drejtën e votës për të zgjedhur kreun e ri të institucionit mes tetë kandidatëve në garë.