Erion Veliaj ka kundërshtuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, i marrë nga Këshilli i Ministrave me 25 shtator.

Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu, në Report Tv tha se Gjykata Kushtetuese do e gjykojë brenda 1 muaji shkarkimin e Veliajt.

Ai deklaroi se këtë çështje GJK duhet ta shqyrtojë sa më parë, sepse është një çështje emergjente.

Kjo histori duhet që të mbyllet sepse mund të hapet një precedentë shumë negativ, sepse nesër Nesti Angoni mund të bëjë një denoncim ndaj kryetrëve të bashkisë së opozitës, përshembuj ndaj atij të Kavajës sepse i duhet Kavaja mazhorancës para zgjedhjeve dhe i fut një shkarkim qeveria. Gjykata Kushtetuese duhet t’a konsiderojë si një konflikt mes pushteti lokal dhe atij qendror.

Në interpretimin tim për çështjet penale ka një dispozitë dhe thotë me vendim të formës së prerë nga gjykata dhe tani këtu del qeveria e shkarkon. Mund të ndodh që presidenti të dekretojë pavarsisht ca ndodh në GJK. Nëse KQZ- ja ia dërgon presidentit ai dhe mund t’i dekretojë. GJK nuk mund ta vendos pas 2 muajve nëse do kalojë ose jo sepse është çështje emergjente dhe duhet që të marr një vendim që GJK të shprehet me vendim brenda një muaji’, tha ai.