Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, këtë të martë. Mendohet se operacioni po zhvillohet në kuadër të një hetimi që ka në qendër disa tendera publikë.

Detajet e plota lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni janë sekret dhe nuk ka detaje, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.