SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon sot një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Sipas informacionit paraprak, personat nën hetim dyshohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Operacioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike numrin e personave të përfshirë apo detaje të tjera lidhur me hetimet.
