Këtë të premte Sali Berisha ishte thirrur nga SPAK, në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjen e 21 janarit 2011.
Burime nga Kuvendi i thanë Top Channel se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.
Në rastin e z.Berisha, kërkesa e mbërritur nga SPAK nuk është pranuar të merret nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.
Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime për gazetarin Muhamed Veliu se është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.
Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.
Top Channel
