Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, ku ka folur për arrestimi ne kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama ka reaguar për lajmet se mund të shkrihet Prokuroria e Posaçme, duke i hedhur poshtë. Ai tha se sa të jetë PS në pushtet, SPAK nuk do preket. Rama ironizoi sërish Berishën, pasi një qytetar komentoi duke thënë se po përdor retoriken e Berishës duke sulmuar SPAK Rama tha se ky krahasim është ofendim për të.

“Ka ardhur radha që të shkojë në burg pa gjyq? Erion Veliaj ta provojë pafajësinë para gjykatës kur t’i vijë radha. Non grata unë? Ky është ofendim i madh për mua, por po dëgjon ti se unë po i kërcënoj, po dëgjon të them se po shkrij SPAK-un? Mos i qani hallin e kalorësit se i varen këmbët, se kali i SPAK është kjo forcë politike në qeveri.

Lëvizi, ndërroi kali, nuk ka më SPAK, se nuk dua tani, mos mbroni SPAK-un nga unë dhe PS, se nga unë SPAK rron 1 mijë vite, se ne i themi bjeri-bjeri, por patjetër që do dëgjojë edhe nga ne ato që nuk shkojnë mirë.”– tha Rama.