Prokuroria e Posaçme doli më herët me një reagim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar të organizuar për goditjen e rrjetit shqiptar të trafikut të drogës.
Lënda narkotike trafikohej nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro.
Në njoftimin e SPAK thuhet se në kuadër të operacionit janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar: rreth 50 mijë euro, 3 automjete, një mjet lundrues skaf, 3 pistoleta, 2 ora luksoze, 16 telefona të markave Iphone dhe Samsung, karta bankare dhe dokumente financiare, dron, dy radio dhe dokumente identifikimi dhe pronësie
PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:
Deri në këto momente janë ekzekutuar 5 vendime të Gjykatës së Posaçme, dhe janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar sende dhe materialet e mëposhtme:
Shuma monetare në total:Euro: 43,470 €
Franga zvicerane: 5,000 CHF
Automjete: 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a, dhe një Volksëagen Sharan.
Mjet lundrues:1 skaf luksoz i markës “Hull ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar.
Armë zjarri: 3 pistoleta, me krehër dhe fishekë.
Ora të luksit: 1 orë Rolex, model 126613LN
1 orë Richard Mille, model Mclaren RM50-03/68
Telefona celularë:16 aparate celularë, kryesisht të markës iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive.
Karta bankare dhe dokumente financiare:19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim.
Dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.
Pajisje elektronike:1 dron i markës DJI Mavic 2 Enterprise, me të gjithë aksesorët përkatës.
8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili.
1 NVR Hikvision.
2 radio komunikimi Baofeng.
Dokumentacion identifikimi dhe pronësie: Patentë dhe karta identiteti nga autoritete të Shqipërisë, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar.
Leje drejtimi dhe dokumente lundrimi për mjetet lundruese.
Certifikata pronësie, dokumente noteriale, kontrata shitblerjeje dhe deklarime të pasurisë.
Etj.