Paralajmërimi që kreu i komisionit të ligjeve Ulsi Manja bëri një javë më parë në Top Story se do të ndërhyhet në legjislacion, me firmat e kryeministrit Edi Rama, vetë Manjës dhe Taulant Ballës sot në grupin parlamentar të Partisë Socialiste shkoi propozimi për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale.
Ndryshimet përfshijnë institucionet që burojnë nga Kushtetuta tha Ulsi Manja, dhe që përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës. Megjithatë në fund të fjalës së tij kryeministri Rama tha se këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pas shqyrtimit të imunitetit të zv.kryeministres, për të cilën do të mblidhet Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve më 23 shkurt. Në Top Story, gazetari Arion Sulo u shpreh se sot SPAK mori një goditje ligjore.
“Ajo që ka ndodhur në fillim të reformës në drejtësi ka qenë kapja politike. Nuk ka fajin SPAK, por amerikanët që i lanë dorë të lirë Edi Ramës që të bënte fasadën e drejtësisë dhe të sillej si kumbari i saj dhe ruajtësi i saj. Është nonsens në një shtet me tre pushtete. Ai thoshte: ‘Nga unë varet Reforma në Drejtësi’.
Unë mendoj që janë amerikanët që i lanë dorë të lirë Ramës, aq sa të mos prekte pushtetin e tij. Rama ka hequr prej dy muajsh maskën dhe fasadën ndaj SPAK. Ka filluar SPAK të godasë në nivele të larta të qeverisë. Sot shqiptarët kanë marrë një lajm shumë të keq, për herë të parë kemi një frenim. Goditje të SPAK dhe drejtësisë së re. Sot SPAK është goditur me ligj, është vënë një vërë ligjore për të mos u pezulluar kryeministri dhe ministri”, – tha Sulo.




