Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga GJKKO pushimin e hetimit ndaj ish-kreut të Prokurime Publike, Jonaid Myzyri. Myzyri ka qenë i akuzuar po nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
Myzyri u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në qershor 2025 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.
Akuzat ndaj Myzyrit
Më datë 24 qershor 2025 kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve
