Kreu i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin. Fletëthirrjen e parë Berisha as nuk e hapi, ndërsa kur e pyetën gazetarët u hoq sikur nuk ka dijeni.

“Nuk kam marrë fletëthirrje”, thotë ai duke sulmuar prokurorin e çështjes, se më parë ia dërgon atë gazetarëve.

“Nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua ua çon gazetarëve. Unë nuk kam asnjë problem, unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin, kam kërkuar prokuror ndërkombëtar dhe nga viti 2013 deri sot është vetëm ai që ka penguar hetimin. Të hetohet e plotë”, tha Berisha.