Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, e ftuar në Top Story këtë enjte, ka evidentuar një shqetësim që disa qytetar, por dhe persona publikë, kanë hasur në SPAK.
Ajo tha se një në SPAK janë 978 telefona të sekuestruar, të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar.
Sakaq, ajo zbuloi edhe një aksion tjetër të SPAK, kur tha se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçmen janë thirrur 11 zyrtarë të njësisë së prokurimeve, në lidhje me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor
“Është një shtetas Vladimir Vladimirov… SPAK javën e kaluar ka thirrur 11 punonjës së njësisë së prokurimeve për tenderat e oksigjenit mjekësor. Hetimet kanë ecur por me temp që thuhet varet nga ekspertiza, telefonat…. e di çfarë do ë thotë të jenë më shumë se 978 telefona të sekuestruar?
Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje… ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha.
Top Channel