SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goro, pas vendimit të formës së prerë që konfirmon dënimin e tij me burg.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Goros i kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 muaj e 10 ditë heqje lirie. Mbrëmjen e djeshme ai është shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorë, ndërsa pritet ekzekutimi i vendimit.

Urdhri për zbatimin e dënimit i është përcjellë Policia e Shtetit, por deri tani nuk është bërë ende i mundur arrestimi i tij. Ndërkohë, përmes avokatëve mbrojtës, Goro ka kërkuar në Gjykata e Posaçme revokimin e masës së burgimit.

Më 25 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit e Posaçme la në fuqi dënimin me 2 vite burg ndaj tij, lidhur me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.

Më herët, në korrik 2025, Goro ishte dënuar për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj burg, vendim që ai e ankimoi.

Përveç dënimit me burg, ndaj tij është vendosur edhe ndalimi për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Çështja ndaj Goros nisi pas kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili e akuzoi për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke prej 4,263 metrash katrorë në favor të pasuesit të tij në krye të bashkisë, Arqile Bollano.