Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet imuniteti i saj.
Burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Aktualisht Balluku po merr pjesë në mbledhjen e qeverisë e thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj. Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë.



