Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, Belinda Balluku.

Mbledhja u shoqërua me debate, ndërsa edhe për vendimin për shtyrjen e mbledhjes, që ende nuk e ka një datë, nuk u gjet dakordësia nga pala e PD.

Ndërkohë anëtarët kanë marrë USB me 10 mijë faqe prova të SPAK ndaj Ballukut.

Pas mbledhjes, Gazment Bardhi u shpreh për Top Channel:

“Kemi kërkuar sipas rregullores së Kuvendit që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët. Sigurisht duke lënë të mundshëm opsionin sa herë prokuroria do informonte anëtarët e këshillit të Rregullores, ne të ndërprisnim mbledhjen dhe të largonim median nga mbledhje.

Sot u zbulua skenari pse e kishte kyçur USB, u bë për t’i dhënë alibi Ballukut për shtyrjen e mbledhjes se nuk ka lexuar të plotë materialin. Për fat të keq u zbulua skenari që Edi Rama nuk e ka vendosur ende çfarë do bëjë me Ballukun dhe po i jep kohë vetes për tu njohur me materialet. U bënë aq qesharak sa kërkuan që mbledhja e radhës të jetë pas 1 muaji, pra më datë 20 janar. Çdo vonesë mund të rrezikojë provat ose intimidimin e dëshmitarëve”, tha Bardhi.