Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar sekuestrimi ne kështjellës “Château d’Auteuil” që Ermal Beqiri zotëron në Francë.

Kjo kështjellë madhështore me tulla të kuqe, e vendosur në periferi të fshatit Berneuil-en-Bray, ofron prej disa vitesh akomodim luksoz për vizitorët. Në faqen zyrtare të saj thuhet se objekti administrohet nga çifti Darondeau–de La Pintière, të cilët e blenë monumentin në vitin 2003 dhe investuan për vite me radhë në restaurimin e tij. Vetëm në rubrikën e të dhënave ligjore mund të gjendet emri i Ermal Beqirit.  Sipas raportimit, i gjithë kompleksi duket se është në pronësi të tij. Këtë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i ri i komunës, Simon Muller.

Kur gazetarët francezë kontaktuan me telefon kështjellën, telefonata nuk u prit aspak mirë. Një grua që iu përgjigj telefonatës refuzoi të komentonte çështjen. Edhe kur iu kërkua vetëm të konfirmonte nëse Ermal Beqiri është pronari i kështjellës, ajo u përgjigj: “Më vjen keq, nuk mund t’ju përgjigjem. Ju uroj një mbrëmje të mirë”.

Në fshat duket se ka shumë pak lidhje mes pronarit të kështjellës dhe komunitetit lokal. Simon Muller, i cili mban detyrën e kryebashkiakut që prej muajit mars, tha se e ka takuar Beqirin vetëm një herë dhe krejt rastësisht.

Për momentin mbetet e paqartë nëse sekuestrimi i mundshëm i kësaj pasurie, që autoritetet shqiptare e konsiderojnë si pasuri me origjinë kriminale, do të ketë ndonjë ndikim për komunitetin e vogël të Berneuil-en-Bray.

u ndalua pasi u kap nga forcat ajrore franceze duke pilotuar një avion të vogël privat, mbi një central bërthamor, pranë Normandisë. Beqiraj kishte hipur në avionin e vogël privat në aeroportin “Albert” në veri të Francës dhe ka fluturuar fillimisht drejt zonës së Kalesë, pranë kanalit La Mansh. Më pas ka zbritur në krahinën e Bretanjës, për tu rikthyer drejt Normandisë, por fluturimi i tij është pikasur nga forcat ajrore franceze ndërsa ndodhej mbi centralin bërthamor të Penly, pasi avioni i tij është ulur nën kuotën e lejuar.

Konkretisht, avioni me të cilin po fluturonte Beqiri ishte në një lartësi prej afërsisht 1,200 metrash, por papritmas ai uli avionin nën kuotën e lejuar dhe avionët ushtarak i janë afruar menjëherë dhe e kanë shoqëruar deri në aeroportin e Albert, ku dhe nga ishte nisur. Sapo zbriti në pistë, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti Beqirajt në trup 3 “AirTag” të fshehura në rroba, të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanisë  “Apple”, që lejojnë gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Për autoritetet franceze, biznesmeni ka thënë se gaboi me lartësinë e fluturimit, pasi në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.

Si pasojë, Beqiri u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe më pas iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin. Nëse ekstradimi drejt Shqipërisë, do të ketë pëlqimin e tij, mund të bëhet brenda disa javësh, por nëse kundërshtohet, duhet të marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat franceze, dhe mund të zgjas deri në disa muaj.

Më herët Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete. Objektet e sekuestruara të tij janë: Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; Ndërtesa dhe truall nr. 5/3; Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë Apartament në Golem, Kavajë; Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.