Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes “Revanshi”, konkretisht Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.

Për Durim Bamin GJKKO ka vendosur që me gjykim të shkurtuar të dënohet me 10 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg.

Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.

Denimet e kërkuara nga SPAK:

Aldo Avdyli – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Edison Jozvik – 15 vite burg, ose 10 vite me gjykim të shkurtuar.

Oltion Zefi – 20 vite burg, ose 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Heneringert Mitri – 9 vite burg, ose 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, ose 9 vite me gjykim të shkurtuar.

Jozi Kraja – 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Durim Bami – 21 vite burg, ose 14 vite me gjykim të shkurtuar.