SPAK ka marrë në dorëzim të gjitha dosjet hetimore ku janë të përfshirë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, duke i tërhequr nga Prokuroritë e rretheve.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme do të drejtojë hetimet për të gjitha ngjarjet, nisur nga dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë. Pas operacionit ‘Plumbi i Artë’, ku u lëshuan 32 urdhërarreste, 9 ishin në burg, 9 u arrestuan dhe 14 vijojnë në kërkim, disa çështjet të pezulluara tashmë SPAK do i hetojë si grup kriminal.

8 grupe kriminale u goditën pasi Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë dhe rrëfyen krimet.