Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shqyrtimin e projekt-buxhetit të vitit 2026 ka nisur me debate të ashpra mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Opozita ka kërkuar që kryebashkiaku Erion Veliaj të ishte i pranishëm për të shpjeguar menaxhimin e bashkisë, por kjo kërkesë u rrëzua nga SPAK.
Një prej deputetëve të opozitës, Dorjan Teliti, ka kërkuar shpjegim për menaxhimin e bashkisë, duke ngritur dyshime për vendimet që janë marrë në të shkuarën. “Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha ai.
Në reagim, Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristani për të nisur me rendin e ditës, duke kërkuar që mbledhja të vazhdojë pa u thelluar në debatet e mëtejshme.
Ky moment ka pasqyruar tensionet politike mes palëve dhe ka ngritur pyetje për mënyrën e menaxhimit të bashkisë nga Erion Veliaj, për të cilin opozita ka shprehur shqetësime.
