Kryedemokrati, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me përplasjet e Gazment Bardhit me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me denoncimin e tij për dosjen “Xibraka”.

I pyetur nëse Gazment Bardhi do të ketë fatin e Ervin Salianjit, i cili u dënua me 1 vit burg për shpifje, pasi SPAK vërtetoi që vëllai i kreut të qeverisë, Olsi Rama nuk ishte i implikuar në aktivitet kriminal, Berisha u përgjigj se historia e dëshmitarëve të rremë është konsoliduar në disa raste.

Sipas kreut të PD-së, Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark.

“Historia e dëshmitarëve të rremë është historia e një tashmë e konsoliduar në disa raste. Rama mendon se do të montojë me dëshmitarë të rremë, një kallëzim të rremë, por kësaj herë është në qark sepse Olsi nuk është hetuar, nuk hetohej vetëm nga SPAK, por fatmirësisht ka hetime të tjera mbi të. Ndaj i thashë Ramës që do të kesh lajme”, tha Berisha.