Me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Ky zhvillim vjen pas lëshimit të katër urdhrave të arrestimit nga SPAK.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, në pranga kanë rënë gjithashtu një oficere e policisë gjyqësore, aktualisht kandidate për gjyqtare, si dhe dy avokatë. Emrat e të arrestuarve janë:
- Aurel Zarka – Kryeprokuror i Vlorës
- Eriona Daupaj – Magjistrate në Shkollën e Magjistraturës dhe ish-oficere e Policisë Gjyqësore
- Astrit Vladi – Avokat
- Radovan Cela – Avokat
Arsyet e arrestimeve ende nuk janë bërë të ditura, dhe pritet një reagim zyrtar nga SPAK për të sqaruar detajet e këtij operacioni.
