Prokurori i SPAK Vladimir Mara duke folur për buxhetin e prokurorisë së posaçme në Komisionin e Ligjeve, foli edhe për trendin e ri, si krimi organizuar është duke menaxhuar, paratë e fituara kryesisht nga trafiku i drogës duke i kthyer në kriptovaluta.
Në Janar 2024 SPAK njoftoi rastin e parë të sekuestrimit të 10 milion kriptomonedhave të cilat i përkisnin vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja të cilat po ruhen falë ndihmës së prokurorisë italiane.
“Grupet kriminale po shtojnë përdorimin e kriptomonedhave, portofolet dixhitale kërkojnë mirëmbajtje, paralelisht duhen ndërhyrje ligjore. Ne nuk kemi kërkuar para shtesë për portofolet dixhitale”, tha Vladimir Mara.
Megjithëse nuk është ministër i financave, nuk mungoi bujaria në dhënien e fondeve shtesë për SPAK, prej kryetarit të komisionit të ligjeve Ulsi Manja.
“Ejani prapë nëse do t’ju duhen lekë shtesë qoftë edhe për ndërtimin e një portofoli dixhital”, tha Manja.
Në Komisionin Parlamentar në Ligjeve Besfort Lamarri u deklarua i kënaqur me buxhetin 2026 alokuar për ministrinë që drejton. Tregoi se ky buxhet do të përdoret për ndërtimin e burgjeve të reja. E vuri theksin në përdorimin e këtij buxheti për riintegrimin e atyre që sot janë në shërbim prove.
Top Channel
