SPAK ka thirrur për herë të tretë kreun e PD-së Sali Berishën, në lidhje me dosjen e 21 janarit.

Ditën e sotme Berisha u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme për masën “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Berisha ka pretenduar dy herë se nuk ka marrë njoftim apo fletëthirrje lidhur me çështjen, por bëhet me dije se SPAK ka dorëzuar zarfin Berishës në dorë sapo kreu i PD-së u paraqit për masën e sigurisë.