Dhjetëra mijëra persona janë mbledhur në kryeqytetin spanjoll, Madrid, për të protestuar kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së taksave në vend. Punëtorë të sektorit publik nga i gjithë vendi janë mbledhur në sheshin e njohur “Plaza de Colon”, duke bllokuar rrugët kryesore.
Protestuesit thonë se shkurtimet po prekin kryesisht klasën e mesme dhe atë të ulët dhe po kursejnë të pasurit. Qeveria, nga ana e saj, thotë se masat antikrizë kanë për qëllim futjen e vendit në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike.