Pas ndryshimeve në partinë Socialiste një ditë më parë, ku të gjithë sekretarët dhanë dorëheqjen, në një konferencë për mediat Damian Gjiknuri dhe Bledi Klosi treguan mbi këto lëvizje.

“Sekratariati ofroi dorëheqjen në kuadër të rezultatit të zgjedhje.

Në shtator do të fillojmë një proces të ri organizimi. Partia Socialiste ka nisur analizën në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, për t’u përmirësuar akoma më shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Duke forcuar fjalën e Gjiknurit, edhe Klosi tregoi se PS do të kalojë në një process riformimi në shtator.

“Në shtator do të bëjmë një riformim të partisë, Damiani miku im ka bërë një punë të mirë edhe në lidhje me zgjedhjet e 2023-isht, dhe do të punojmë sërish për të fituar në zgjedhjet e 2025. Duam që të marrim një mandat të katërt, do të referomohemi në çdo qytet dhe në çdo lagje. Në çdo garë ne kemi një reformim për të parë se ku kemi nevojë për të ndryshuar, për t’u përmirësuar, kërkojmë mendimin e njerëzve për ta çuar partinë përpara”, tha Bledi Klosi.