Socialisti Erion Braçe ka kritikuar sërish rritjen e fruta-perimeve, këtë herë në zonën 2 dhe 3 të Tiranës.
Braçe thotë se “çmimet janë çmendur”, duke përmendur domaten e cila shitet 350 lekë për kg, dhe speci 450 lekë për kg. Sipas tij, faktori nuk është rritja e çmimit të naftës.
Reagimi i plotë:
“Nga 5-sa, tek 2-shi, 3-shi sot paradite; kujtova se ishte shtrenjtë vetëm te 5-sa, në fakt e gjeta shtrenjtë edhe tek 2-shi – Shkolla e Baletit, 3-shi – Bryli! Të njëjtat produkte, të njëjtat çmime! Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh!
Domatja vijon me 300-350 lekë/kilogram; është e importit – greke e turke; ka dalë dhe e vendit – rozë kryesisht, ende e papjekur, vjelë nga nxitimi i bujqve për të kapur çmimin e lartë; Speci i kuq është 450 lekë/kilogram dhe është i vendit, por është shumë pak.
Shikoni; këto nuk janë çmime prej naftës; rritja me 50 lekë/litër e çmimit të naftës nuk ka këtë impakt tek çmimi i domates e specit, asfare, është ndikim shumë më i vogël se sa 100 lekëshi për kilogram të një produkti! Por është çmimi i importit që po ndjek dhe prodhimi vendas; ndërkohë prodhimi vendas është ende i pamjaftueshëm! Pra kemi problem të madh strukturën e prodhimit, e goditur fort nga përmbytjet në zonën më prodhuese dhe klima e papërshtatshme; ndaj unë bërtisja për mbulimin e dëmeve!
Por kush nuk dëgjon, këto pasoja sjell!”
