Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka realizuar një takim sot në Kavajë me ish-Presidentin Alfred Moisiu. Ajo ndau një moment të veçantë në rrjetet sociale, duke theksuar se ishte një kënaqësi të shijonte një kafe me Presidentin Moisiu, një figurë e respektuar dhe e njohur jo vetëm për qytetin e Kavajës, por për të gjithë Shqipërinë.

Spiropali po ashtu shprehu angazhimin për të realizuar kërkesën e Moisiut për ngritjen e një muzeu në Kavajë, në nder të artistit të madh Aleksandër Moisiu. Ky muze do të shërbejë për të nderuar jetën dhe veprën e artistit, që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore.