Pas përmbylljes së aktiviteteve me rastin e 35-vjetorit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Spiropali shkruan se hija e saj nuk di dhunë, por vetëm frymëzim lirie, punë, mund të pafund dhe art magjie. Ajo gjithashtu përcjell urimin për 35-vjetorin e PS.

“Gëzuar 35-vjetorin PS🌹 Hija ime nuk di dhunë, di veç frymëzim lirie dhe di punë, punë, punë, mund pafund për Art magjie”, shkruan Spiropali.