Ditën e sotme në “Shqipëria Live në Top Channel u trajtua çështja e sigurisë në shkolla. Që pas tragjedisë së Martin canit i cili u vra nga bashkëmoshatarët e tij, ka patur vazhdimisht ngjarje të ngjashme të rënda.
I ftuar ishte edhe babai i Martinit, Engjëll Cani i cili u shpreh se një nga shkaktarët kryesorë ishte shkolla pasi nuk ka raportuar pë konfliktet të cilat mund të kishte i biri duke i fshehur ato ose duke i neglizhuar. Gjithashtu ai citoi se edhe shëndetësia lë për të dëshiruar, pasi djali i tij rerzistoi ngaqë ishte i stërvitur por spitali ushtarak nuk kishte një kardiolog dhe vonoi ndërhyrja tek i biri.
“Shëndetësia jonë lë për të dëshiruar. S’ishte nevoja ta çonin te Nënë Tereza kur ishte Trauma. Spitali Ushtarak s’kishte një kardiolog, Martini ishte i stërvitur dhe duroi shumë. Sa për avokatin, Redi na ndihmoi shumë. Shkolla është e para shkaktare e ngjarjes së Martinit. Shkollen e kisha vetëm 5 minuta larg nga puna, për aq e kisha marrë djalin dhe e kisha çuar në shtëpi. Një neglizhencë çoi në një tragjedi të parikuperueshme.”, tha babai i Martin Canit.
Mario Përlleshaj u dënua nga gjykata me dënim të shkurtuar, për shkak se është minoren, me 16 vite burg për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Canit.
