Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi ditën e sotme, sekuestron e pasurive të ish-shefit të Forcave Operacionale, Oltion Bistri.

Pasuria me vlerë 3 milionë euro iu sekuestrua Bistrit pas arrestimit të tij, për shkak se akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Oltian Bistri është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza” pasi dyshohet se në vitin 2016 është përfshirë në veprimtari kriminale. Ndaj Oltion Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai dyshohet se u jepte informacione bandave kriminale, për operacionet e policisë.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

Pasuritë që iu sekuestruan Oltion Bistrit:

➢   22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

➢   10 – Apartamente;

➢   1 – Vilë;

➢   1 – Truall;

➢   1 – Garazh;

➢   1 – Automjet.