Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga një fjalim i kryeministrit në Kuvend, ku Edi Rama shprehej se qytetarët shqiptarë nuk do të ngriheshin në protesta.

Salianji e ka komentuar këtë deklaratë duke e lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe protestat që, sipas tij, kanë vijuar prej ditësh në bulevard, ku qytetarë kanë kërkuar largimin e qeverisë.

“Qytetarët shqiptarë tha nuk ngrihen dot. Doli u tall me prepotencë e arrogancë, me një qeverisje të kalbur me korrupsion që u shërben një grushti njerëz. Shihni sheshin dhe se si qytetarët e bënë të ndjejë thellë protestën e qytetarëve e të mos dinë ku të futen”, shprehet Salianji.