Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi foli për stërvitjen ushtarake serbe në kufi me Kosovën.
Ai theksoi se theksoi se Shqipëria i ka të gjitha politikat e sigurisë në përputhje me aleancën ushtarake NATO. Më tej ministri shtoi se Kosova është e mbrojtur nga KFOR, duke reduktuar çdo perceptim të rrezikut për vendin tonë.
“Shqipëria, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ushtarake NATO. Qytetarët shqiptarë të jenë të sigurt që përgatitja jonë e forcave të armatosura është në përputhje me NATO-n. Edhe Kosova për sa kohë atje është KFOR.Jemi të sigurt për sa kohë përmbushim detyrat në përputhje me aleancën”, tha ndër të tjera ai.

