Bashkia publikon vendimin që do të miratohet në këshillin bashkiak më 24 dhjetor  


Bashkia e Tiranës vendos të japë bonuset për të pastrehët, rimbursim monetar, si dhe ka bërë negocim për të dalë garant, për lehtësimin e procedurave në marrëdhënie mbi të tretët, në këtë rast me bankat. Kredia e lehtësuar është negociuar për 350 qytetarë, të cilët kanë aplikuar dhe presin të strehohen nëpërmjet këtij programi të pushtetit vendor. Në bazë të ligjeve në fuqi, si dhe nga urdhëresa e kryetarit të bashkisë mbi “Procedurat që duhet të ndiqen dhe dokumentacioni i nevojshëm për të përfituar kredi të lehtësuar nga shteti” (i ndryshuar), me propozimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, këshilli bashkiak pritet të miratojë vendimin nga ku përfitojnë rreth 400 familje. Po ashtu janë rreth 30 familje që do të trajtohen me bonus strehimi, të cilët janë përcaktuar në listat e bashkisë për të përfituar nga dhënia e një shume parash për sigurimin e strehimit me qira.


Përfitojnë nga ky program familjet, të cilat kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë. Familjet e strehuara më parë në objekte shtetërore që kthehen në funksionin e tyre të mëparshëm dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë. Përfitojnë po ashtu familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike, si dhe grupet e tjera të marxhinalizuara që rezultojnë si të pastrehë dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë. Sipas këtij programi të bashkisë, janë të predispozuar për të pasur një bonus strehimi familjet që rrezikojnë të mbeten të pastreha si rezultat i kushteve të vështira higjieno-sanitare, si dhe kushteve të papërshtatshme të banesës dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë, si dhe familjet që kanë mbetur të pastreha si pasojë e vendimeve gjyqësore, si dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë. L. Mixha