Reperi i njohur Stresi, ka hequr dorë nga ankimimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
Avokati ka thënë në gjykatë se klienti i tij hiqte dorë nga gjykimi, dhe gjithçka me argumentimin se nuk ka besim te kjo drejtësi dhe për rrjedhojë më mirë të rrijë në burg.Kësisoj mbetet në fuqi vendimi i dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit “arrest me burg”.
Sakaq babai i tij, Sali Lushaj, duke folur për mediat para seancës është shprehur se ka qenë ai që i ka kërkuar të birit të paraqitet në Apel, për shkak të gjyqtares.
“Gjyqtare e Apelit është Edlira Petri. I thashë Stresit në takim që të mos vijë fare në gjyqin e së hënës. Një familje persekutorësh nuk mund të gjykojë një të persekutuar. Pinjolle e një familje persekutorësh, nën urdhrat e partisë në pushtet”, është shprehur Lushaj.
29 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)