Studentët dhe gjimnazistët kanë vijuar protestën masive në kryeqytet, ndërsa tensionet janë zhvendosur pranë Ministrisë së Infrastrukturës.
Protestuesit janë ndalur përpara godinës dhe kanë nisur të thyejnë xhamat e saj, duke shënuar një tjetër episod gjatë demonstratave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë.
Paralelisht me protestën në rrugë, bojkoti i mësimit vijon të përfshijë disa gjimnaze dhe universitete të kryeqytetit. Nxënës dhe studentë kanë braktisur klasat dhe auditorët për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa marshimi ka vijuar në zona të ndryshme të Tiranës
