Studentët shqiptarë të nisur nga Tiranë janë afruar drejt Shkupit, ku pritet t’u bashkohen studentëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosovë në protestën që po zhvillohet në kryeqytetin maqedonas.
Grupi i studentëve nga Tirana ndodhet pranë zonës së njohur si Ura e Gurit, ndërsa studentë të tjerë kanë dalë për t’i pritur dhe për të vijuar marshimin së bashku.
Tubimi i përbashkët po zhvillohet mes thirrjeve dhe pankartave në mbështetje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
