Studentët kanë vijuar edhe sot revoltën kundër qeverisë Rama. Në ditën e 22 të protestës, ato kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë tubimit, në Universitetin “Politeknik të Tiranës”.

Fotot janë të vendosura  në disa karrige të shoqëruara dhe me shkrimet “Dialog”, duke refuzuar në këtë mënyrë kërkesën e kryeministrit Rama për dialog. “Sa shpejt harroni diktator”, shkruhet gjithashtu në mesazhet e studentëve.