Studentëtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë falënderuar ambasadorin shqiptar në RMV, Denion Meidani për mbështetjen gjatë luftës së tyre me institucionet maqedonase për gjuhën shqipe.

Në një status në Facebook, një nga studentët organizues të protestës për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës në RMV shkruan: “ Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për ambasadorin Denion Meidani, për gjithë punën e palodhur që ka bërë për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ai ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe.

Statusi i plotë në Facebook:

Dua të shpreh falënderimet e mia të veçanta për ambasadorin Denion Meidani, për gjithë punën e palodhur që ka bërë për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e sidomos për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup. Ai ka qenë një ndër mbështetësit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe.

Njeriu vlerësohet nga veprat e tij, ndërsa njeriun e madh e bëjnë thjeshtësia dhe modestia.

Pak janë njerëzit si ju. Kontributi juaj do të vlerësohet dhe do të mbahet mend gjatë.

Sikur të punohej qoftë edhe 5% sa punon ambasadori, gjendja e shqiptarëve do të ishte shumë më ndryshe.

Nëse duam ndryshime dhe të ecim përpara, duhet t’i vlerësojmë figurat si ambasadori. Vetëm atëherë do të mund të ecim me kokën lart dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

Respekte të panumërta për ju dhe mirënjohje për gjithçka që keni bërë, mos u ndalni, që ne të kemi shembull për të mos u dorëzuar

Top Channel