Fieri është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme, shoqëruar me rrebeshe shiu dhe erëra të forta.

Mbi qytet është shtrirë një mjegull e dendur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin. Autoritetet kanë bërë apel për kujdes maksimal, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve të shmangin lëvizjet në oraret problematike, deri në stabilizimin e motit.

Ditën e djeshme u paralajmërua se vendi do goditej nga një stuhi tropikale, me reshje intesive dhe erëra të forta. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje intensive priten në qarqet Lezhë dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, në qarkun Kukës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.