Qyteti i Vlorë është goditur ditën e sotme nga një stuhi, e cila ka prekur veçanërisht fshatin Vranisht. Stuhia është shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erëra të fuqishme.
Moti i keq i shoqëruar me rreshje intensive, ka marrë përpara objekte që ndodheshin jashtë bizneseve në atë zonë.
Kjo gjendje atmosferike ka krijuar gjithashtu edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë që kushtet atmosferike pritet të mbeten të paqëndrueshme edhe gjatë orëve në vijim.
